Site icon Telegrafi

Osman Azemi mohon lajmin për rikthimin e “Stupcave”: Nuk kthehen, ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare

Foto: Instagram

Së fundmi ka bërë bujë lajmi për rikthimin e një prej grupeve më të njohura të humorit, “Stupcat”.

Ka qenë aktori Vedat Bajrami i cili ka bërë një njoftim në lidhje me rikthimin e grupit në një intervistë dhënë për KTV.

Ai ka theksuar se përveç filmit në të cilin do të jetë pjesë, do të ketë edhe skeçe të reja nga “Stupcat”, grup ky që përbehet nga Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu.

Megjithatë ky lajm ditën e sotme (e premte) është demantuar nga anëtari tjetër, Osman Azemi.

Lexo po ashtu Pas një pauze të gjatë - "Stupcat" rikthehen së shpejti me skeçe të reja

Në një shkrim të bërë në Facebook, Osmani shton se “Stupcat” nuk do të kthehen.


“Stupcat Mbesin në Arkiv! Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e “Rikthimit të Stupcave” ndjejë obligim t’ju informojë se Stupcat nuk kthehen”, u shpreh ai.

“Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare. Me respekt, Osmani”, vazhdoi më tej aktori. /Telegrafi/

Exit mobile version