LAJMI I FUNDIT:

OSHEE: Rritja e çmimit të bukës abuzive, energjia për furrat e bukës s’është rritur

OSHEE: Rritja e çmimit të bukës abuzive, energjia për furrat e bukës s’është rritur

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, duke sqaruar se skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë në fuqi që nga muaji prill pas marrëveshjes me vetë subjektet.

OSHEE thekson se koncepti i “orarit pik”, i vendosur që në vitin 2016 nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), zbatohet për energjinë e konsumuar në periudha të caktuara:

1 Nëntor – 31 Mars: nga ora 18:00 deri në 22:00


1 Prill – 31 Tetor: nga ora 19:00 deri në 23:00.

Gjatë këtyre orareve, çmimi për subjektet private është 15% më i lartë. OSHEE shprehet se çdo rritje e çmimit nga furrat e bukës është e padrejtë dhe abuzive, pasi skema e tarifimit ka qenë në fuqi që nga viti 2016 dhe nuk ka pasur ankesa për këtë tarifë.

Prej prillit 2024, janë miratuar tarifa të reja për furrat e bukës, ku koncepti i orarit pik është në zbatim. Kategoritë e miratuara nga ERE përfshijnë:

Kategoria I: 7.6 lekë/kWh (vetëm furrë buke)

Kategoria II: 9.5 lekë/kWh (furrë buke + pastiçeri)

Kategoria III: 12 lekë/kWh (furrë buke + pastiçeri + bar kafe).

OSHEE thekson se çmimi i energjisë për furrat e bukës është i subvencionuar nga shteti, duke mbështetur kështu një tarifim të drejtë për prodhuesit./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori