LAJMI I FUNDIT:

Organizuesi i sondazheve për republikanët: Zgjedhjet nuk do t’i fitojë Harris, por do t’i humbasë Trump

Organizuesi i sondazheve për republikanët: Zgjedhjet nuk do t’i fitojë Harris, por do t’i humbasë Trump

Organizuesi i sondazheve të republikanëve, Frank Luntz ka parashikuar se Donald Trump do të humbasë zgjedhjet pas asaj që ai e përshkroi si performancën “përçmuese” të debatit të ish-presidentit.

Trump dhe Kamala Harris dolën në një skenë në Filadelfia të martën mbrëma për debatin e tyre të parë dhe ndoshta të vetëm, ku 78-vjeçasri përsëriti pretendimet e rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin të manipuluara dhe promovoi një teori konspirative rreth emigrantëve në Ohio, të cilët, sipas republikanit, po rrëmbejnë dhe po ngrënë kafshë shtëpiake.

Të dy kandidatët deklaruan se kanë fituar debatin, por një anketues republikan mendoi se rezultati ishte i qartë, shkruan newsweek.


Gjatë një interviste në Piers Morgan Uncensored të mërkurën, anketuesi Frank Luntz u pyet se “a mendoni se Kamala fitoi dhe a do të thotë kjo që ajo tani mund të fitojë zgjedhjet?”

“Unë mendoj se është më e saktë të themi se humbi Donald Trump”, u përgjigj Luntz.

“Dhe kjo nuk është performanca më e keqe e debatit që kam parë në karrierën time, por është shumë afër. Bisedat për njerëzit që hanë qen dhe mace, duke e quajtur liderin e Hungarisë një nga më të mëdhenjtë e botës dhe herë pas here duke humbur mundësinë për të përqendruar vëmendjen në inflacion dhe koston e jetës si dhe politikat e Bidenit”, deklaroi ai.

Një sondazh i parakohshëm nga CNN të martën mbrëma zbuloi se 63 për qind e shikuesve mendonin se Harris fitoi debatin, ndërsa 37 për qind thanë të njëjtën gjë për Trumpin.

Ndryshe, Trump dhe Harris nuk dihet nëse do të mbajnë një debat të ri para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit (e martë). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori