Organizata “Ec ma Ndryshe” ka publikuar hulumtimin “Pse i hedhim mbeturinat në lum?”, i fokusuar në lumin Lumbardh në Prizren.

Hulumtimi synon të analizojë perceptimet dhe praktikat e qytetarëve lidhur me hedhjen e mbeturinave në lumenj, si dhe të masë nivelin e vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare.


Sipas organizatës, presioni i shtuar nga urbanizimi, industrializimi dhe praktikat bujqësore të pakontrolluara ka kthyer ndotjen e ujërave sipërfaqësore në një sfidë kryesore mjedisore, përcjell Telegrafi.



Të dhënat e mbledhura ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi gjendjen aktuale të lumit dhe përfshijnë mendime e propozime të komunitetit për zgjidhje të mundshme.

Bazuar në gjetjet e hulumtimit, “Ec ma Ndryshe” ka hartuar rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse dhe nisma për fushata ndërgjegjësimi, duke synuar mbrojtjen e lumenjve dhe ruajtjen e ekosistemeve në Prizren. /Telegrafi/