Meqenëse nga gardhi me Serbinë nuk përfiton vetëm Hungaria, por i gjithë BE, Viktor Orbani i paraqet faturën BE. Ky gardh ndikoi në mbylljen e itinerarit ballkanik, përmes të cilit në Evropë vijnë shumë pak refugjatë.
Kryeministri i Hungarisë kërkon t’ia kalojë Bashkimit Evropian shpenzimet për gardhin e tij në kufi, i cili synon të ndalojë refugjatët. Këtë kërkesë Orbani e ka formuluar në një letër dërguar Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në të ai kërkon një shumë prej 400 milionë eurosh.
Bashkimi Evropian duhet të përballojë në këtë mënyrë gjysmën e shpenzimeve për ndërtimin dhe mbajtjen deri tani në punë të pajisjeve të gardhit në kufirin jugor të Hungarisë, kërkoi ministri i kabinetit të Orbanit, Janos Lazar para shtypit në Budapest. “Kur flasim për solidaritet evropian, duhet të flasim edhe për mbrojtjen e kufirit dhe atëherë solidariteti duhet të përjetohet edhe në praktikë”, deklaroi Lazar. “Si rrjedhojë e kësaj, partitë unioniste duhet të marrin pjesë në shpenzime”. Gardhi që ka kushtuar 800 milionë euro nuk mbron vetëm Hungarinë, por edhe pjesën tjetër të Evropës, deklaroi ai.
Shpenzime për material dhe personel
Në vitin 2015, përmes Hungarisë erdhë në Evropë më shumë se 400.000 refugjatë. Pas kësaj, Hungaria ngriti një gardh të forcuar me tela me gjemba në kufi me Serbinë. Gardhi më vonë u zgjerua dhe u zgjat deri në kufi me Kroacinë. Për ta ruajtur atë u dërguan 3000 kufitarë. Gardhi hungarez kontribuoi në mbylljen e të ashtuquajturit itinerar ballkanik, përmes të cilit erdhën në Gjermani shumë refugjatë. Që atëherë, thuajse asnjë refugjat nuk e ndjek më këtë rrugë. BE e ka kritikuar ashpër këtë fortifikim të kufirit, transmeton deutsche welle.
Simbol i politikës së izolimit
Gardhi luan një rol qendror simbolik në politikën demonstrative të izolimit të Orbanit ndaj refugjatëve. Qeveria me drejtim të djathtë e Hungarisë ndjek një politikë të frikësimit sistematik të migrantëve. Ata pak refugjatë që arrijnë të hyjnë në vend mbahen në zona tranzit pranë kufirit. Me anë të fushatave plot urrejtje kundër refugjatëve dhe me anë të demonizimit të mbrojtësve civilë, Orbani e forcoi pozicionin e tij në politikën e brendshme. Migrimin Orbani e quajti së fundi “kal troje për terrorizmin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame