Nga sot masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.

Kjo pasi numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve


Qarkullimi i qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal, është i ndarë në dy pjesë – 120 minuta mund të lëvizni paradite dhe 120 minuta pasdite dhe nuk do të ketë rotacion.

Në fazën e dytë fillojnë;

Tregtia me pakicë (plotësisht), Dentistët dhe Fizioterapeutët, Floktarët dhe Sallonet e ondulimit, Tregu i Gjelbër, Gastronomia (merre me vete), Transporti Hekurudhor, Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta), Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial), Hapja e Muzeve dhe Galerive.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 23 raste të shëruara dhe 7 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Aktualisht janë gjithsej 985 raste me COVID-19, me 736 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë faza e tretë e masave do të nisë nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Më poshtë mund ta shikoni orarin e ri të lëvizjes. /Telegrafi/

1 158

2 34

3 12