LAJMI I FUNDIT:

Opozita përplaset me Gardën, nisin tensionet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë

Opozita përplaset me Gardën, nisin tensionet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka nisur ende, por tensionet mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të opozitës kanë filluar tashmë.

Nga pamjet e siguruara nga brenda sallës së Parlamentit shihen forca të shtuara të Gardës, karrige të përmbysura pranë foltores dhe ligjvënës të grupimit të Sali Berishës të cilët kanë nisur edhe përplasjet.

Garda ka kontrolluar deputetët para se të futen në sallë, ndërsa brenda ambienteve nuk e kanë lejuar ish-kryeministrin të zërë vend në foltore.


Ndërkohë, Berisha po komunikon me ndjekësit e tij “live” nga Facebook-u.

Sot në Kuvend pritet të diskutohet buxheti i vitit 2024. Megjithatë gjasat për të pasur një seancë normale me diskutime në interes të qytetarëve janë të pakta ndërkohë që grupimi i Berishës është i vendosur të bllokojë punimet e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori