Opozita në Shtime akuzon qeverisjen e Aliut për keqmenaxhim të parasë publike
![Opozita në Shtime akuzon qeverisjen e Aliut për keqmenaxhim të parasë publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/QKMF-SHTIME-1-780x439.jpg)
Subjekti opozitar PDK, dega në Shtime ka kritikuar qeverisjen e Qemajl Aliut se ka bërë investime deri në 23 mijë euro për blerjen e një pompe termike për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por që kapaciteti i saj nuk i përmbush nevojat për ngrohjen e gjithë objektit. Këtë çështje opozita e ka cilësuar si keqmenaxhim dhe keqplanifikim duke u bazuar në konsultime dhe ekspertë të kësaj fushe.
Sipas këtij subjekti opozitar, kontrata e prokurimit, e nënshkruar më 24 korrik 2024, parashikon një kosto prej mbi 23,000 eurosh për këtë projekt, megjithatë analizat teknike sipas PDK-së, tregojnë se Ky planifikim është i dobët jo vetëm që ka potencial për të dështuar në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, por gjithashtu përbën një dëm të madh financiar për buxhetin e komunës.
Rrahman Jakupi, kryetar i degës së PDK-së në Shtime, ka thënë se blerja dhe instalimi i një pompe termike për ngrohjen e hapësirave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime lë për të dëshiruar mbi mënyrën e menaxhimit dhe planifikimit të qeverisjes aktuale nën drejtimin e kryetarit Qemajl Aliu dhe ekipit të tij.
“Në dokumentacionin e kontratës vërehet mungesa e analizave teknike paraprake për përshtatshmërinë e pajisjes me nevojat reale të QKMF-së. Një planifikim më i mirë dhe konsultimi me ekspertë të fushës mund të kishte shmangur këtë situatë, duke garantuar pajisje që përmbushin standardet dhe duke kursyer para publike. Në vend që të fokusohet në projekte që adresojnë problemet reale të qytetarëve, qeverisja aktuale nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje duket se po përfshihet në vendime të pamenduara mirë, duke dëmtuar interesin e qytetarëve”, ka kritikuar Jakupi.
Sipas tij, kjo është një tjetër dëshmi e mungesës së transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e projekteve publike nga kjo qeverisje lokale.
“Qytetarët e Shtimes përballen me sfida të mëdha në sektorë jetikë, keqmenaxhimi i fondeve publike vetëm sa e përkeqëson situatën. Qytetarët e Shtimes meritojnë projekte të mirëplanifikuara dhe investime të përgjegjshme që reflektojnë nevojat e tyre reale, jo hapa të pamenduara që rëndojnë buxhetin publik. Komuna duhet të japë llogari për këtë dështim dhe të marrë masat e nevojshme për të adresuar këtë situatë”, ka kritikuar më tej Jakupi.
Në anën tjetër, Komuna e Shtimes nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Deri në ora 15:00 në Ferizaj votuan gjithsejtë 23 mijë e 888 qytetar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2025-Lajm-Foto-Template-380x233.png)
Deri në ora 15:00 në Ferizaj votuan gjithsejtë 23 mijë e 888 qytetar
![Shkaku i mungesës së tavolinave ndihmëse, krijohen radhë të gjata në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi”në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-09_13-24-45-661-380x233.jpg)
Shkaku i mungesës së tavolinave ndihmëse, krijohen radhë të gjata në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi”në Ferizaj
![Deri në ora 11:00, nga 9 mijë votues në qendrën më të madhe në Ferizaj, vetëm 8 për qind dalin në votime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-09_00-43-22-688-2-380x233.jpg)
Deri në ora 11:00, nga 9 mijë votues në qendrën më të madhe në Ferizaj, vetëm 8 për qind dalin në votime
![KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-780x439.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe