LAJMI I FUNDIT:

Opozita lëshon seancën, mazhoranca pa numra për votimin e masave emergjente për energjinë

Opozita lëshon seancën, mazhoranca pa numra për votimin e masave emergjente për energjinë

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i vazhdimit të masave emergjente për energjinë elektrike.

Nga opozita në sallë ka qëndruar vetëm deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi deklaroi se është e paarsyeshme dhe e palogjikshme pritja që pushteti t’i bëjë numrat.


“Mendoj që është me rëndësi me kuptu që Kuvendi merr vendim me shumicë. Ne kemi katër orë që kishim kuorum për të votuar dhe Kuvendi nuk po voton, kjo nuk është në të mirë të demokracisë. Është e paarsyeshme që të vazhdojmë të marrim pjesë në seancë, duke marrë parasysh këtë sjellje ku po na pamundësohet që disa orë për të votuar duke pritur që pushteti ti bëjë 61 deputetë. Momentin që janë 61 deputet është detyrë e kryeparlamentarit që të filloj seancën me këtë rast LDK largohet nga salla”, tha Gashi.

Shefi i Grupit të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi përgjegjësi e angazhim nga pozita duke shtuar se po vërehet menaxhim i dobët në çdo sektorë.

“Ne kërkuam që kjo seancë të mos ndërpritet. Ne ishim në sallë 61 deputetë dhe si grup parlamentar kërkojmë përgjegjësi nga mazhoranca. Po shohim papërgjegjësi të madhe dhe menaxhim të dobët”, tha Tahiri.

Edhe shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në mungesë të kushteve të punës seanca duhet të mbyllet

“Siç po shihet nuk ka kushte, për punë kështu që mendoj që duhet me e mbyll këtë seancë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori