Me hiret e saj tepër tërheqëse, i mjaftojnë vetëm pak minuta për t’i vënë “zjarrin” skenës së Teatrit. Shpesh pushton faqet e shtypit dhe ekranet e televizioneve. E natyrisht që shndërrohet në “bionden fatale” kur ka përballë objektivin e aparatit fotografik.
Aktorja Olta Gixhari, ka realizuar një set tejet të nxehtë dhe provokues për fotografin, Endrit Mërtiri, ndërsa në këtë intervistë, tregon sekretet e bukurisë së paprekur, tipin e mashkullit që e tërheq, si sillet në një lidhje dhe dëshirën për të pasur një familje. Na rrëfen se pse ndihet viktimë e pasioneve të saj.
Buzët e tua janë reale?
S’kam asgjë të bërë në pamjen time, jam fare e paprekur.
Si të duket vetja ku gjendesh pranë vajzave që kanë bërë ndërhyrje estetike?
Më e bukur.
Më rehat nën lëkurën tënde je ndier kur ishe 20 vjeç, apo tani?
Kur kam qenë 20 vjeç, padyshim që kam pasur lëkurë më të bukur se sa sot. Por tani di ta shijoj. 20 vjeç nuk e mbaj mend ndjesinë që më jepte lëkura ime, kështu që mbahet mend çfarë shijon më shumë.
Je vetëm vërtet?
Po, vetëm. Kam kohë që jam vetëm.
Është më mirë kështu?
Nuk e di nëse është më mirë kështu, di të them që ndihem mirë tani.
Fytyra e mashkullit që të tërheq?
E atij me flokë të gjata… hahaha
Mendja e burrit që të fton në mëkat?
Ai që me mendjen e tij turbullon mendjen time.
Fiziku mashkullor dhe femëror më pushtues për ty?
Nuk e di. Impaktin që kam nga fiziku i njerëzve më zhbëhet shumë shpejt. Është e vërtetë që njerëzit e bukur, me pamje të bukur e kanë më të lehtë të pranohen në shoqëri, pra kanë impakt më imponues. Por është zotësia e gjithsecilit ta ruajë këtë impakt gjatë, ose ta zhbëjë në pak minuta.
Si je ti në një lidhje?
E dashuruar.
Dhe kur dashuron çfarë bën?
Zhdukem. Rri vetëm me atë që dua.
Në përfytyrimet e tua si është njeriu me të cilin do të ndash jetën?
Të jetë i mençur. Me një njeri të mençur mund të kalohet jeta me lehtësinë më të madhe.
Ti ke plan të martohesh një ditë?
Plan jo, dëshirë po.
Është e vështirë në ditët e sotme të martohesh, apo jo?
Nëse është e vështirë ose jo, do e kuptoj kur të vijë momenti që unë të jem e predispozuar ndaj këtij hapi të rëndësishëm. Se martesa të ndryshon jetën.
Familja perfekte sipas teje cila është?
Familja ime, mami dhe babai im.
Ti je aktorja më e paguar në Shqipëri?
S’e di.
Je më e kërkuara për role të para apo jo?
Jam e kërkuar, më e kërkuara prapë s’e di.
Për cilin rol që ke luajtur deri tani je penduar?
Për asnjë.
Cili rol ëndërron të të besohet?
Nuk jua them dot.
Pija alkoolike që të çon në ekstazë?
Vera.
Filmi që do të kishe bërë të pamundurën të ishe pjesë e tij?
“Nëntë javë e gjysmë”, ngaqë unë vdes për aktorin Mickey Rourke tek ai filmi.
Skena erotike në kinema që do dëshiroje ta realizoje një herë në jetë?
S’kam asnjë.
Çfarë të duket aq e vështirë apo e pamundur, njësoj sikur të shkosh në hënë?
E pamundur më duket që të vijë hëna këtu.
Një moment i bukur fantazie për ty?
Zakonisht kur ëndërroj, ëndërroj sikur jam në det. Ndoshta ngaqë deti të jep ndjesi hapësire dhe lirie pa kufi.
Kur ke menduar se njerëzit janë vërtet të çmendur në mënyrën si kanë fantazuar për ty?
“Kur kam shfrenuar fantazinë”.
Pret? Dukesh tip që kërkon t’i realizosh dëshirat shumë shpejt?
“Ka dy lloj zotash, është Zoti i të gjithëve dhe një Zot i imi personal. Di që ky imi mund të jetë edhe në tokë, dhe që po e pres”.
Kur është Olta në paqe me veten?
Kur gjërat më duken të bardha.
Të ndodh ndonjëherë të shohësh zi, pra të pushtohesh nga pesimizmi?
Zakonisht jam person i lumtur. Por kur bëhem unë pesimiste gjëmojnë edhe malet.
Çfarë i kërkon Zotit në këto momente që po flasim?
Unë lutem shpesh. Nuk jam predikuese, besoj në Zot dhe pres.
“Story” – Foto: Endri Mërtiri
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë