LAJMI I FUNDIT:

OKB: Nuk ka udhëzime për ndryshimin e përdorimit të termit “gjuhë maqedonase”

OKB: Nuk ka udhëzime për ndryshimin e përdorimit të termit “gjuhë maqedonase”

OKB njofton se stafit të Sekretariatit nuk i janë dërguar udhëzime që do të ndryshonin termin “gjuhë maqedonase” në “gjuhë të RMV-së”.

Ky reagim vjen pasi mediat në Maqedoninë e Veriut, duke cituar burime të paidentifikuara, publikuan informacione se termi “gjuhë maqedonase” do të ndryshohet në OKB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Asnjë udhëzim i tillë nuk i është dërguar stafit të OKB-së, i cili do t’i referonte shërbimet që të përdorin termin “gjuhë e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në vend të termit gjuhë maqedonase”, thuhet në përgjigjen për “Radion Evropa e Lirë” nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Duracich.


“Përdorimi i referencave nga Kombet e Bashkuara, duke përfshirë referencat ndaj mbiemrave, për Maqedoninë e Veriut kryhet sipas korrespondencës zyrtare të Misionit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara nga 14 shkurt 2019, siç pasqyrohet në UNTERM. Baza publike e të dhënave terminologjike e Kombeve të Bashkuara. Sekretariati i Kombeve të Bashkuara, i cili vazhdon të udhëheqë stafin e Sekretariatit, nuk ka lëshuar asnjë udhëzim tjetër përveç atyre që përmbahen në UNTERM”, thanë Kombet e Bashkuara.

E përditshmja “Nova Makedonija” së fundi ka publikuar një artikull në të cilin thekson se burime të paidentifikuara të OKB-së pretendojnë se në Sekretariatin e OKB-së është marrë një vendim i brendshëm, i cili i ka udhëzuar shërbimet e Sekretariatit që në vend të përdorimit “gjuhë maqedonase” të përdoret “gjuha e Republikës së Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/

MPJ: Të dhënat e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në OKB janë spekulime
Lexo po ashtu MPJ: Të dhënat e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në OKB janë spekulime

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori