Një britanik ka filmuar veten duke vozitur me 333 km/h në një autostradë në Gjermani me një Lamborghini Huracan të marrë me qira.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një YouTuber i cili po hetohet nga policia gjermane pasi voziti me shpejtësi 207 mph (333 km/h) dhe “nisi garat ilegale në autostradë”.
Ally Law, 25 vjeç, filmoi veten për një video të ngarkuar në internet me një Lamborghini Huracan të bardhë – të cilin thuhet se e mori me qira.
Law mund të dëgjohet duke bërtitur gjatë gjithë videos ndërsa Huracan vrapon në autostradat 8 dhe 99, pranë Mynihut.
“Oh Zot, është si një raketë…”.
Disa minuta pas videos, ai shfaqet për të treguar makinën sportive me fuqi të lartë.
Lamboghini Huracan u prezantua në vitin 2013 dhe një Huracan Tecnica krejt e re e vitit 2022 do t’ju kushtonte të paktën 240 mijë euro.
Ndërsa një model si ai që drejton Law mund të kushtojë nga 135,000 deri në 170,000 euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?reload=9&time_continue=243&v=vQtZK9Kc3lA&feature=emb_logo