Oda Ekonomike e Kosovës (OEAK) ka ngritur si shqetësim qasjen jashtëzakonisht diskriminuese të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë ndaj prodhimeve “Made in Kosova”.
OEK nëpërmjet një komunikate thotë se sezona e verës shënon fluksin më të madh të turistëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar, ku sipas parallogaritjeve konsiderohet që vetëm në sezonin e verës Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1.5 milion vizitorë dhe kur shtohet edhe importi nga Shqipëria që është afër 140 milionë euro përfitimet e ekonomisë së Shqipërisë nga turistët me origjinë nga Kosova dhe tregtia arrijnë vlerën e 600 milionë eurove.
Sipas Odës, ky është një fakt mjaftë inkurajues pasi që nxit bashkëpunimin e domosdoshëm në mes dy vendeve, edhe në fusha tjera dhe i kontribuon zhvillimit të bizneseve të ndryshme në të dy anët e kufirit të një populli të ndarë në dy shtete.
“Mirëpo në krejt këtë hapësirë të mundësive që mund të krijohen për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, mbetet fakt shqetësues politika dhe qasja jashtëzakonisht diskriminuese e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë qoftë ndaj prodhimeve “ Made in Kosova” por në nivele të ndryshme të administratës të cilat sidomos në sezonin e verës, krijojnë barriera të paprecedenta jo-tarifore, për të penguar dhe dobësuar aftësinë konkurruese të produkteve kosovare në tregun e Shqipërisë, sidomos për brendet kosovare që janë të mirëpritura në çdo treg, siç është rasti me birrën, miellin, djathin, qumështin, patatet, verërat dhe produktet tjera. Kjo është edhe më shqetësuese nga një qasje negative ndaj turistëve kosovarë duke i trajtuar dhe keqtrajtuar si të pa dëshiruar dhe të nënvlerësuar në krahasim me turistët tjerë nga rajoni dhe më gjerë.Këto barriera jo-tarifore që shfaqen qoftë në formë të çmimeve referente, qoftë në formë të burokracisë, qoftë në formë të inspektimeve dhe procedurave dhe së fundi duke tentuar të njollosin kompanitë kosovare që eksportojnë në Shqipëri duke i quajtur si shkelëse të ligjeve dhe ato që krijojnë evazion fiskal në Shqipëri janë vërtet shqetësuese”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.
Sipas tyre, një qasje e këtillë e institucioneve shqiptare përball produkteve dhe ndërmarrësisë kosovare janë shembulli më i mirë i pasqyrimit të një mos disponimi për bashkëpunim në mes të dy shteteve e në veçanti kur flitet në krijimin e një platfome të përbashkët ekonomike e cila në fakt shërben vetëm për takime që nuk prodhojnë asnjë efekt ekonomik përveç një marketingu medial.
OEK thotë se është koha që të vetëdijesohemi se interesi ekonomik duhet të jetë prioritet dhe brenda këtij interesi duhet të definojmë orientimet e ekonomive tona, mbi bazën e aftësive konkurruese komplementare, bazuar në një platform të përbashkët të zhvillimit që funksionon pa barriera dhe është stimuluese për bashkëpunim reciprok dhe zhvillimin e sektorit privat në veçanti ati prodhues dhe shërbimeve.
“Nuk duhet të trajtohemi si ekonomi konkurrente në mes vete por si ekonomi dhe tregje komplementare në prodhim dhe shërbime. Prandaj nënçmimi ndaj prodhimeve “ Made in Kosova” dhe vizitorëve nga Kosova në bregdetin e Shqipërisë nuk i bënë nderë rrugëtimit tonë drejtë integrimit evropian në të cilin rrugëtim përmes një qasje të tillë dëshmohemi si jo serioz përball Brukselit por edhe më shumë jo serioz përball popullit.Vendet e shumta në Evropë dhe më gjerë i bashkon ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik prandaj të eleminojmë patriotizmin folklorik dhe tentativen për të hijeshuar të kaluarën duke e dëmtuar dhe anashkaluar rëndë ndërtimin e ardhmërisë e cila duhet të fuqizohet me bashkëpunim ekonomik në forma të avancuara dhe modern”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë