Oda Amerikane dhuron veshje për Institutin Special të Shëndetit Mendor

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes për të dhuruar rroba për banorët e këtij instituti
Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane.
Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i iniciuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































