Negociatat për formimin e qeverisë po shkojnë në drejtim të duhur. Ky është komenti i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili bashkë me nënkryetarët e partisë, qëndroi mbi dy orë e gjysmë në zyrat e koalicionit VLEN, ku për të diskutuar për formimin e qeverisë, u prit nga liderët e opozitës shqiptare, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.
Mickoski, nuk dha detaje nëse në takim është diskutuar për ndarjen e resorëve, apo për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi se opinioni do të informohet nëpërmjet komunikatës.
“Do të ketë së shpejti kumtesë, do ta informojmë opinionin. Në drejtim të duhur. Do të ketë për shkurt kumtesë, për gjithçka do të ketë në kumtesë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Edhe nga koalicioni VLEN, nuk dhanë detaje për takimin, por vetëm deklaruan se bisedimet po shkojnë në drejtim të duhur.
“Siç jeni edhe dëshmitarë sot, ishin përfaqësuesit e partisë politike OBRM-PDUKM në zyrat e VLEN së bashku në takim për fillim të negociatave me liderët e koalicionit VLEN. Negociatat shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informohen me komunikatë për detajet”, u shpreh Bashkim Bakiu, koalicioni VLEN.
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dje ka mbajtur takim me përfaqësuesit e partive të koalicionit “Maqedonia e jotja”, me të cilët bashkë ka garuar në zgjedhjet parlamentare. Nënkryetari i partisë, Timço Mucunski dje në intervistën për Alsat tha se në takim është diskutuar për tre postulatet kryesore të qeverisë së ardhshme, gjegjësisht zhvillimin ekonomik, sundimin e së drejtës dhe rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të njëjtat postulate, do të jenë pjesë e negociatave edhe me koalicionin VLEN./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri