LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM do të propozojë uljen e akcizës për derivatet e naftës në Maqedoni

OBRM-PDUKM do të propozojë uljen e akcizës për derivatet e naftës në Maqedoni
Foto: Arkiv

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM këto ditë do të propozojë uljen e akcizës për derivatet, paralajmëroi kryetari i partisë Hristijan Mickoski.

Ai tha se kanë pritur që vetë Qeveria ta bëjë këtë, por siç tha, meqë nuk ndodh, do të ketë propozim të tillë nga ana e tyre në ditët e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me faturat e energjisë elektrike të komunave, Mickoski theksoi se ato janë shumë më të larta se ato të mëparshme për katër deri në pesë herë. Ai ka akuzuar qeverinë se duhet të ketë kujdes se si t’i rrisë grantet në vetëqeverisjet lokale sepse kriza është e vitit të kaluar kur përgatitej buxheti.


“Nga viti 2018 deri në vitin 2021, grantet nga buxheti qendror për komunat po rriten edhe në një vit dhe me 34 milionë euro. Këtë vit, 2022, ato janë ulur nga 316 në 312 milionë euro në kushtet e krizës pandemike, energjetike dhe ekonomike. Kjo sepse populli së bashku me OBRM-PDUKM-në e mposhtën këtë regjim të kalbur të korruptuar të LSDM-së dhe BDI-së”.

Dhe do të vazhdojë. Nuk presim që Fatmir Besimi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe administratori Kovaçevski të kenë mirëkuptim për komunat. Por ne do ta mposhtim dhe ai do të ketë përgjegjësi. Dhe kështu do të vazhdojë. Nuk presim që Fatmir Bytyqi të luftojë dhe t’i mposhtë dhe pastaj të ketë përgjegjësi”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, në tetë javët e fundit çmimet e derivateve të naftës janë rritur vazhdimisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori