LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM do të dorëzojë padi kundër Talat Xhaferit dhe Martin Kostovskit (Video)

OBRM-PDUKM do të dorëzojë padi kundër Talat Xhaferit dhe Martin Kostovskit (Video)

OBRM-PDUKM do të dorëzojë padi penale kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare Martin Kostovski, por edhe gjithë atyre për të cilët do të konfirmojnë se kanë përgjegjësi për shkeljen e ligjit.

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, në konferencë për shtyp tha se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Ivanovit, është joligjor dhe tentim i dhunshëm për vendime të cilat sipas tij, lënë pasoja të mëdha në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM do të dorëzojë padi penale kundër Talat Xhaferit dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, por edhe kundër gjithë atyre për të cilët do të konfirmohet përgjegjësia se kanë shkelur ligjin, në lidhje me publikimin e ligjit për dygjuhësi pa nënshkrimin e presidentit të shtetit”.


“Në mënyrë shtesë do të dorëzojmë iniciativë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për dygjuhësi në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë ligj rrënohet edhe një themel i Maqedonisë, i cili lidhte gjitha bashkësitë etnike që jetojnë këtu”, tha Janushev.

Ai ju bëri thirrje gjitha institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal që ta injorojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori