Site icon Telegrafi

Obiliq, u mbajt takimi informues për testin PISA 2025

Të hënën në sallën e Kuvendit Komunal Obiliq, u mbajt një takim informues për testin PISA 2025, organizuar nga përfaqësuesja e MASHTI-t, Shqipe Bruqi, ushtruese detyre e Drejtoreshës së Departamentit për Digjitalizimin e Arsimit.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit, drejtorët e shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, koordinatorët e cilësisë dhe mësimdhënës nga fushat e kurrikulës: gjuhët dhe komunikimi, matematika, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi.

Gjatë takimit, MASHTI shpërndau doracakë për shkollat mbi vlerësimin ndërkombëtar PISA në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës, për Drejtorinë e Arsimit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore.

Po ashtu, u ofruan informacione mbi adresat elektronike ku mësimdhënësit mund të gjejnë shembuj praktikë për përgatitjen e nxënësve për këtë test, me fokus në zhvillimin e orëve shtesë për përgatitje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version