Komuna e Obiliqit ka rregulluar problemin me ndriçimin publik në rrugën "Hasan Prishtina" si dhe ka zgjidhur problemin me gropa në rrugën "Ferid Curri".

Komuna ka vepruar pas raportimit të qytetarëve për këto probleme në platformën "Ndreqe.com", transmeton Telegrafi.


Qytetarët mund të raportojnë për problemet që hasin në komunën e tyre në web-faqen https://ndreqe.com/

Telegrafi edhe më herët ka raportuar për problemet e qytetarëve nëpër komuna, ku pas raportimeve institucionet kanë marrë veprimet e duhura.

347281141 249389094346310 1367759005880966030 n

348809133 1420514352042734 1059660637860973296 n