Këtij falënderimi iu bashkua edhe presidenti aktual Barack Obama. Clinton udhëtoi të martën papritur për në Korenë e Veriut. Në bisedime me pushtetmbajtësin Kim Xhong Il ai arriti faljen e dy gazetareve.

Këto ishin arrestuar në mes të marsit gjatë xhirimeve në kufirin midis Koresë së Veriut dhe Kinës dhe ishin dënuar nga një gjykatë në Phenjan me nga 12 vjet kamp pune. –

Ndërkaq Presidenti Barack Obama i bëri sërish thirrje regjimit komunist, ta ndalojë programin e tij bërthamor. Kjo është rruga më e mirë për Phenjanin për t'i përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në, tha Obama në një intervistë.

Ministrja e Jashtme Hillary Clinton plotësoi, se pushtetmbajtësit Kim Xhong Il nuk i është premtuar asgjë në këmbim të lirimit të dy grave. /DW/