Shtëpia e Bardhë në Washington bëri të ditur, se dy presidentët folën për nevojën e uljes së tensioneve. Sipas saj, Obama theksoi rëndësinë e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të masave të tjera për pengimin e konflikteve.

Më parë Rusia kishte vendosur në gatishmëri të rritur luftarake trupat e saj në provincën separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut.

Ministria e jashtme në Moskë e arsyetoi këtë me provokimet e vazhdueshme nga pala gjeorgjiane.

Osetia e Jugut dhe Gjeorgjia e akuzojnë njëra-tjetrën prej ditësh, se qëllojnë me armë zjarri fshatra të palës tjetër. Misioni i vëzhguesve të BE-së në Gjeorgji nuk ka gjetur prova për sulme të tilla. /DW/