Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për ndryshim-plotësim e Ligjit të Punës dhe Ligjin e Pushimit të Lehonisë tek Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Sipas një njoftimi, OAK tashmë një kohë ka adresuar propozimet lidhur me ndryshim-plotësimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit të Pushimit të Lehonisë, të cilat janë krijuar pas hulumtimeve dhe diskutimeve me bizneset, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet në njoftim, në këtë kërkesë theksohet Neni 34, i cili thotë që “Punonjësi e ka të drejtën e shkëputjes së kontratës së punës në mënyrë të njëanshme“ dhe “punonjësi me kontratë me afat të caktuar për shkëputjen e kontratës, duhet ta informoj punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej 15 ditësh, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi i shkëputjes së kontratës është 30 ditë paraprake”.
Me këtë rast, siç thuhet më tej, Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që për kontrata me afat të caktuar, paralajmërimi i dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 30 ditë për të dyja palët, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 90 ditë për të dyja palët.
Gjithashtu, sipas nenit 42 që thotë ”Nëse kontrata e punës shkëputet, sipas Nenit 35 barra e provës mbetet mbi punëdhënësin”, ku në këtë rast mund të vërejmë që në rast se punëtori largohet nga puna pa paralajmërim nuk ka asnjë ndëshkim, ndërsa kur punëdhënësi e largon punëtorin pa paralajmërim mund të gjobitet deri në vlerën 40.000 euro.
Në këtë kërkesë përmendet dhe Ligji i Pushimit të Lehonisë, ku Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që pagesa e pushimit të lehonisë të mbulohet 100% nga shteti.
“Duke pasur parasysh që Kosova është vendi me papunësinë më të madhe në rajon dhe shkallën e punësimit të femrave prej 12.6% nga 600,000 femra në moshë pune, OAK e konsideron që kjo është një nga arsyet e papunësisë së tyre pasi që shumë biznese hezitojnë të punësojnë femra në momentin që e konsiderojnë që në të ardhmen ata duhet të paguajnë 70% të pagës bazë për 6 muaj dhe njëkohësisht të paguajnë një punëtorë/e të ri për të njëjtin vend të punës”.
Në fund të shkresës së dërguar, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga ministri Skënder Reçica që të merren parasysh këto propozime duke i cilësuar të nevojshme për ndryshime në njërën anë për punëdhënësit dhe punëmarrësit, po ashtu për rritjen e punësimit të femrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht