Në shumë shkolla të Kosovës, sot më 14 shtator ka nisur fillimi i vitit të ri shkollor.

Për dallim nga vitet tjera, ky vit shkollor ka nisur me masa të rrepta anti-covid.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrojte nga sëmundja COVID-19, shkruan Telegrafi.

119429931 321529559182931 8956864143964449852 n

Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-21 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19.

Sot ka nisur faza e parë, ku mësimi ka filluar vetëm për nxënësit e klasave 0, 1, 2, 3, 6, 10. Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga DKA dhe institucionet arsimore. Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë.

119441680 1603354796513378 8709135687007822911 n

Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra. Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t'i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se inspektorët sanitarë do të mbikëqyrin nëse shkollat po respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi. /Telegrafi/

119383543 411111546542851 6805765845898439376 n

119452879 1283173362024504 1146814761838417274 n

119550121 309778893662473 138042477150020685 n

119457356 329745578458868 6477449859890765858 n