LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 11° partlycloudy_day

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët krijojnë 4 robotë edukativë

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët krijojnë 4 robotë edukativë

Komuna e Drenasit ka njoftuar se nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Arif Shala” në Korroticë të Ulët kanë zhvilluar me sukses katër robotë edukativë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky projekt inovativ u bë i mundur falë një donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hapur rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë dhe edukimit në shkollat tona.

“Këta robotë edukativë do të shërbejnë si bazë për mësimin e teknologjisë dhe makinerisë industriale, duke përgatitur nxënësit për sfida të ardhshme në fushën e inxhinierisë dhe robotikës. Projekti gjithashtu do t’u mundësojë nxënësve të marrin pjesë në gara të ndryshme shkencore dhe teknologjike, duke ngritur më tej nivelin e arsimit dhe inovacionit në komunën tonë”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar nxënësit dhe ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Ai ka premtuar përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për të nxitur zhvillimin e aktiviteteve shkencore dhe teknologjike në shkolla.

“Kjo arritje është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të të rinjve tanë. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla që sjellin përparim dhe zhvillim për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh Kryetari Lladrovci./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Kalo në kategori