LAJMI I FUNDIT:
Peja 6° cloudy

Nxënësit deçanas me rezultate të larta në Testin e Maturës 2024

Nxënësit deçanas me rezultate të larta në Testin e Maturës 2024

Kanë dalë rezultatet për testin e Maturës dhe komuna e Deçanit ka njoftuar për suksesin e dy shkollave të mesme të larta, Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” dhe Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Tafil Kasumaj”.

Komuna e Deçanit nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se nxënësit nga Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, kanë arritur rezultatin e përgjithshëm 84% , ndërsa ata të shkollës Profesionale Teknike “Tafil Kasumaj” me rreth 80%.

Sipas tyre nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, drejtimi shkencor arritën plotësimin me sukses të testit me 98%, kundrejt atyre të drejtimit shoqëror-gjuhësor të cilët grumbulluan 70%.


“Nga Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, kalueshmëria në nivel shkolle është 84%. Drejtimi natyror, kalueshmëria është 98%, drejtimi shoqëroro – gjuhësor, kalueshmëria është 70%, kanë njoftuar ata në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ndërsa nga IAAP “Tafil Kaumaj”, drejtimi më i suksesshëm doli të jetë ai i Ekonomisë me rreth 93%, duke pasuar nga ai i Infermierisë dhe Informatikës me mesatare prej 87% dhe duke përfunduar me drejtimin Teknik ku kalueshmëria arriti në mbi 70%.

“IAAP ‘Tafil Kasumaj’, kalueshmëria në nivel shkolle është 80.42%. Drejtimi Ekonomi, kalueshmëria është 93%, drejtimi Informatikë, kalueshmëria është 86%, drejtimi Infermieri, kalueshmëria është 87%, drejtimet teknike, kalueshmëria është 71%”, ka shkruar komuna e Deçanit.

Rezultat individuale të nxënësve gjinden në shkollat përkatëse përfundon njoftimi nga komuna e Deçanit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Kalo në kategori