Site icon Telegrafi

Numri 32 i PDK-së, Isak Shabani, mbyll fushatën në vendlindjen e tij dhe të komandantit të UÇK-së Zahir Pajaziti

Numri 32 i listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin e fundit të fushatës zgjedhore në Podujevë, vendlindjen e tij dhe të komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Në një mesazh të drejtuar qytetarëve, Shabani theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes për të treguar mbështetjen ndaj PDK-së dhe vizionit të saj për një Kosovë më të fortë.

Ftesa për qytetarët

“Të dashur qytetarë, bashkëvendës dhe mbështetës të PDK-së,

Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, ku do të prezantohet kandidati për deputet Isak Shabani dhe kandidatët e tjerë të PDK-së.

Së bashku, në vendlindjen e Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, le të dëshmojmë përkrahjen tonë për vizionin e PDK-së dhe angazhimin për një Kosovë më të fortë.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme! Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe”.

“Kosova mundet më mirë.”

Exit mobile version