Procesi i numërimit të votave nga diaspora në komunën e Pejës ka përfunduar.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga gjashtë kuti të diasporës, rezultatet tregojnë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, udhëheqë me 48.55% ose 605 vota.


Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, me 26.37% apo 328 vota.

Në vendin e tretë është Ali Berisha nga AAK me 14.31% (178 vota), ndërsa kandidatja e PDK-së, Arta Nallbani, ka marrë 8.44% (105 vota).

Kandidati i pavarur Jeton Abazaj ka fituar 2.09% (26 vota), kurse Reshat Nurboja nga Alternativa ka marrë 0.16% (2 vota).

Sipas këtyre rezultateve dhe rezultateve preliminare në Pejë do ketë balotazh LDK-LVV./Telegrafi/