Site icon Telegrafi

Nuk do të ndjekë hapat e babait që është legjendë e Italisë: Djali i Bufonit thirret në kombëtare, por jo në atë italiane

Portieri legjendar italian Gianluigi Buffon e mbylli karrierën e tij dy vite më parë, por siç duket mbiemrin Buffon do të vazhdojmë ta shohim në fushën e futbollit për vitet në vijim. 

Djali i Gianluigit, Louis Thomas Buffon është 17 vjeç dhe po punon që të bëhet një futbollist profesionist, por është interesant fakti se ai nuk do të ndjekë hapat e babait të tij kur bëhet fjalë për kombëtaren. 

Përkatësisht, Louis Buffon ka marrë një thirrje në Kombëtaren e Çekisë dhe jo në Italisë, gjë që ka befasuar shumë tifozë, por arsyeja është plotësisht e pranueshme. 

Louis Buffon ka nënshtetësi çeke sepse nëna e tij është çeke. Pra Ish-gruaja e Gigi, Alena Seredova është çeke. Gigi dhe Alena kanë dy djem nga martesa e tyre, para se të divorcoheshin.  

Sot, portieri legjendar është i martuar me Ilaria D’Amico, një prezantuese televizive italiane. 

Louis është afër kombëtares së vendit nga vjen nëna e tij dhe ka marrë një thirrje në përzgjedhjen e kadetëve, ndërsa në nivel klubi luan për Pizzan, ku luan në ekipin e të rinjve (një kompeticion dy vjet më i madh se sa mosha e tij). 

Këtë sezon, Louis Buffon ka bërë 18 paraqitje për Pizza Primavera, duke shënuar katër gola. 

Mediat çeke raportojnë se Louis e ka pranuar ftesën e kombëtares së tyre dhe do të paraqitet në grumbullimin për turneun e marsit në Portugali, ku çekët do të përballen me Anglinë, Francën dhe skuadrën pritëse.  

Buffon nga shumë njohës të futbollit llogaritet si portieri më i mirë në histori të futbollit.  

Ai ka 176 paraqitje me Italinë, që është rekord për një lojtar.   /Telegrafi/

Exit mobile version