Nuk do të ketë takim liderësh për ndryshimet kushtetuese, edhe përskaj thirrjes së vazhdueshme nga kreu i opozitës Hristijan Mickoski. Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se mendimet e palëve janë dëgjuar në takimin e liderëve në dhjetor dhe se tani debati duhet të jetë institucional.
“Vlerësoj se nuk ka nevojë për takim liderësh duke marrë parasysh se qëndrimet tashmë janë të njohura. Takimi i liderëve nuk është format institucional për marrjen e vendimeve konkrete por është format në të cilin të gjithë i thonë qëndrimet e tyre politike sa u takon çështje politike dhe qëndrimet politike ne i dëgjuam. Sa i takon asaj që të ketë debat për ndryshimet kushtetuese, ai debat është i strukturuar. Debati nuk bëhet në emision”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, një ditë më parë, tha se është i gatshëm të sqarojë pozitat e tij për ndryshimet kushtetuese qoftë në takim liderësh, qoftë në debat televiziv.
“Unë jam i gatshëm që ta sqaroj propozimin tonë para të gjithëve dhe gjithkund dhe këtu s’kam asnjë dilemë. Kështu që nëse më ftojnë në ndonjë takim të tillë liderësh, pavarësisht se kush do ta organizojë, do të shkoj dhe do ta argumentoj këtë propozim. A do ta bëjë ftesën Stevo Pendarovski, a dëshiron Dimitar Kovaçevski të ulemi tet-a-tet ose dëshiron të jetë në përbërje më të gjerë…”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Lëvizja Besa akoma nuk ka marrë ftesë për të emëruar përfaqësues në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese por thotë se është e gatshme të jetë pjesë e debatit që pason.
“Sa u takon propozimeve për modele të caktuara, ne e shohim si gatishmëri që Kushtetuta të hapet dhe nëse hapet Kushtetuta edhe për rregullimin e relacioneve ndëretnike në Maqedoni të Veriut, sigurisht se ne si Lëvizje Besa jemi të interesuar, jemi të gatshëm të marrim pjesë por ne kërkojmë që çdo ndryshim i radhës i Kushtetutës të jenë në drejtim që rregullimi shtetëror të reflektojë karakterin multietnik të shtetit”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Pavarësisht se qëndrimet politike për ndryshimet kushtetuese nuk kanë lëvizur aspak nga pika zero, debati duhet të fillojë se shpejti, që të arrihen afatet për ndryshim të Kushtetutës deri në fund të vitit, me qëllim hapjen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t’i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania