Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk do t’i ndëshkojë me masa ligjore kompanitë të cilat në tregun vendor kanë futur mijëra lodra të cilat pas analizave kanë rezoltuar se janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.
Naim Hajra nga Inspektorati i Tregut në kuadër të MTI-së, ka thënë se masat ligjore mund të merren, vetëm nëse kompanitë e përsërisin veprimin e tyre dhe tregtojnë me të njëjtat produkte.
“Masa kryesore ka qenë që ne i kemi konfiskuar ato mallra që janë zënë si produkte të rrezikshme. Masa ligjore do të ndërmerren nëse kompanitë prapë tentojnë me futë produkte të njëjta në treg, atëherë vijnë në shprehje edhe masa të tjera penalizuese”, tha Hajra, duke shtuar se kompanitë i kanë dorëzuar vullnetarisht produktet.
Sipas Hajrës, bizneset janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se lodrat kanë qenë të rrezikshme për shëndetin.
“Gjoba nuk vjen në shprehje në rast se ka konfiskim të mallit, pasi konsiderohet që është penalizim fatal për një biznes me ju marr malli, por në rast të mos konfiskimit, vijnë në shprehje të tjera ndëshkuese, krejt kjo bazohet në ligjin për Inspektoratin e Tregut”, tha ai, për Kallxo.com.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muajin e kaluar ka bërë asgjësimin e rreth 15 mijë lodrave të dëmshme për shëndetin.
Ndërsa ministri i këtij dikasteri, Endrit Shala kishte deklaruar se analizat për cilësinë e këtyre produkteve, buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 22 mijë euro.
Ndërsa, zyrtari MTI-së, Naim Hajra shtoi se inspektorati është duke bërë ndalesa në doganë të mallrave që dyshohet se nuk i plotësojnë standardet kimike e teknike.
“Tash si rezultat i asaj ne po e bëjmë preventimin, domethënë po i ndalim këto mallra nëpër pika doganore, për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë, në qoftë se të njëjtat nuk janë të shoqëruara me dokumentacion të nevojshëm teknik që konstaton se produkti është i sigurt”, theksoi ai
Gjashtë nga 10 lodrat për fëmijë që janë testuar në një laborator të Holandës kanë dal se janë të rrezikshme për përdorim, por të njëjtat janë importuar në Kosovë.
Gazeta Jeta në Kosovë kishte siguruar rezultatet e analizave që u janë bërë disa lodrave si: kukulla, vetura me bateri, set manikyri, pistoletë me topa, lodra uji, set kafshësh, lodra kimike (slime), veturë dhe aeroplan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa