Edhe pse ky frut është në momentet e para të vjeljes, çmimi që po kërkohet të merret nga pikat e grumbullimit apo tregtarët e mëdhenj, nuk është premtues për fermerët.
Këto të fundit shprehen se çmimi i ulët që në fillim të vjeljes, premton një çmim akoma më të ulët ditët e më pasme.
Sipas fermerëve këtë vit çmimi i shalqirit është gati dy herë më i vogël se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. E ndërsa çmimi i vjetshëm i shtyu fermerët të shtonin sipërfaqet me të mbjella, çmimi i këtij viti, pritet të reduktojë sërish kultivimin e kësaj kultur./A2 CNN