Nottingham Forest dhe Wolverhampton Wanderers patën rivalitet të madh edhe jashtë fushave, përveç ndeshjes në Ligën Premier, të vlefshme për javën e 11-të.

Shkatë mes vete vazhdojnë të jenë shumë aktive në kampionatet e ndryshme evropiane, ndër to edhe në Ligën Premier.


Dy nga skuadrat që i kushtuan dizajne për tallje njëra-tjetrës ishin Nottingham dhe Wolves, të cilat u ndeshen sot (e shtunë) pasdite.

Ishin mysafirët e Nottinghamit që u përkujdesen ta nisin talljen ndaj rivalëve me një dizajn që përfshinte një lojtar të tyre dhe tre ujqër të vogël në duart e tij.

“Koha e lojës”, shkruante në fotografinë e postuar, e cila pas ndeshjes u fshi.

Por, pas ndeshjes që u mbyll me rezultat 0-1, radha i erdhi Wolvesit.

“Koha e lojës ka mbaruar”, ka shkruar faqja zyrtare e Ujqve, të cilët kishin si fotografi kryesor një dru të prerë dhe një sakicë. /Telegrafi/

telegrafi sport app