LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Chelsea 1-4 Brentford

Notat e lojtarëve: Chelsea 1-4 Brentford

Chelsea është mposhtur 4-1 nga Brentfordi në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.

Golat për mysafirët i shënuan Vitaly Janelt me dy, Christian Eriksen dhe Yoane Wissa, ndërsa për blutë shënoi Antonio Rudiger.

Brentfordi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.16, me Chelsea që u vlerësua me 6.69.


Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Janelt që realizoi dy gola dhe u notua me 8.6.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Edouard Mendy, që u vlerësua me 5.7

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/