LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova siguron medaljen, kalon në finalen e Grand Slamit të Bakut

Nora Gjakova siguron medaljen, kalon në finalen e Grand Slamit të Bakut

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar luftën në gjysmëfinale, duke kaluar në finale e madhe në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në luftën e dytë ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.


Pas këtyre dy fitoreve, pejania kaloi në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Nora Gjakova ‘demolon’ kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakut
Lexo po ashtu Nora Gjakova ‘demolon’ kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakut

Edhe në këtë luftë, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur Perisicin me ‘waza-ari’ dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Nora ishte përsëri e madhe duke fituar edhe luftën ndaj holandezes, Julie Beurskens dhe duke kaluar në finalen e madhe.

Me këtë fitore, xhudistja pejane e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të kërkoj me çdo kusht të artën.

Në finale, kampionia olimpike do të ndeshet me kanadezen Christa Deguchi. /Telegrafi/