Site icon Telegrafi

Noizy bashkohet me Era Istrefin për një këngë të re?

Ndërsa temperaturat po ngrihen, muzika nuk mbetet pas, duke premtuar një verë të nxehtë për adhuruesit e ritmeve.

Të fundit që po i shtojnë zjarrin sezonit janë Noizy dhe Era Istrefi, të cilët kanë konfirmuar një bashkëpunim që premton të jetë një hit i verës.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Noizy me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e projektit të ri.

Foto: Noizy & Era Istrefi/Instagram

Në një prej postimeve të tij, reperi i njohur shkruan: “Unë jam mbret, por më duhet mbretëresha te kalaja”, një citat që ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime mbi natyrën e këngës.

Ndoshta edhe më intriguese janë imazhet që shoqërojnë këtë deklaratë, ku shihet dyshja pranë njëri-tjetrit, duket sikur po flasin në një gjuhë të përbashkët të stilit dhe komunikimit artistik.

Veshjet e ngjashme sugjerojnë një bashkëpunim të koordinuar jo vetëm në muzikë por edhe në imazh. /Telegrafi/

Foto: Noizy & Era Istrefi/Instagram
Foto: Noizy & Era Istrefi/Instagram
Exit mobile version