LAJMI I FUNDIT:

Noev: Anija në Shkup po fundoset, Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar

Noev: Anija në Shkup po fundoset, Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar

Ish ministri i mbrojtjes dhe ambasadori i Bullgarisë në NATO, Belgjikë dhe Luksemburg, Bojko Noev, për agjencinë informative të Bullgarisë “Fokus” ka thënë se Maqedonia duhet urgjentisht të kërkojë mision parandalues dhe stabilizues në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Letrën e presidentit Gjorge Ivanov drejtuar Këshillit të Evropës, SHBA-ve, NATO-s dhe Turqisë, Noev e vlerëson si një lloj sinjali dërguar për komunitetin ndërkombëtarë se në Shkup anija po fundoset.

“Ajo është një pranim dramatik se vendi është në prag të anarkisë totale. Kriza politike, të cilën po e vëzhgojmë një kohë të gjatë po eskalon, ku Maqedonia praktikisht po e humb sovranitetin e saj”, theksoi Noev.


Në pyetjen se a janë arsyet për këtë situatë nga jashtë, siç thekson Ivanov në letër, Noev thotë se arsyet në një masë të madhe janë të brendshme dhe nuk janë të thjeshta.

Ai përfundon se Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke thënë se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar dhe çështja sipas tij është nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që në Maqedoni të ketë paqe, për shkak se sipas tij, në vend jetojnë mijëra bullgarë./Telegrafi/