Njomza Rozhaja, njëra nga miset e Kosovës mund të shquhet për aristokracinë e saj, bukurinë e përtej mase, shquhet edhe për inteligjencën dhe modestinë.
Tokrënda e bukurisë nuk është e panjohur për botën, sikundër nuk është e panjohur as për botën shqiptare. Riti i saj vjen që nga lashtësia, që nga muzgjet e para të njerëzimit e deri tek agu i mileniumit të ri. Bukurisë, kësaj mbretëreshe estetike, i faleshin e i falen gjithë brezat e gjithë gjenit njerëzor.
Edhe në mitologji, edhe në lashtësi edhe në mistikë bukuria kishte fronin e saj, siç kishte dhe zotat që administronin këtë resor të privilegjuar në hierarkinë hyjnore. Bibla përmban perlën poetike për syzezën – këngën e këngëve, rapsodi popullor shqiptar këndon bukurinë e Tanushës, një madone pa kundshembëllim, liriku qiellor Lasgush Poradeci në një ekstazë delirante këngëvaji a gjemëkënge bubullon. Bukuri tmerrësisht e dashur. E bukura e dheut që hypi në fronin e bukurisë kosovare ishte edhe Njomza Rozhaja.
Njomza, edhe pse kanë kaluar disa vjet, ende mbani fronin (moral) dhe simbolik te bukurisë shqiptare. Cili është recepti?
Njomza: Hahahaha….faleminderit për këtë vlerësim që ma keni bërë, mund të them që jam munduar ta mbajë epitetin e femrës shqiptare.
Çka është bukuria për ju?
Njomza: Bukuria e jashtme në njëfarë mënyre e përfaqëson njeriun edhe përbrenda se çfarë mund të jetë.
A do të konkurronit sërish, po të hapej një konkurs bukurie në Kosovë?
Njomza: Po të isha në moshën që kam qenë kur kam konkurruar për herë të parë do të konkurroja prapë.
A ia keni parë hairin bukurisë?
Njomza: Unë mendoj që bukurisë njeriu, çdo herë, nuk do të thotë t’ia shohë hairin, ndonjëherë bukuria mund të jetë edhe pengesë, sepse te ne është krijuar një përshtypje se nëse ndonjë femër është e bukur, ajo nuk është e mençur, e pastaj si në fakultet ashtu edhe në punë, të duhet të punosh shumë për me e thyer atë tabu.
A keni provuar të merreni edhe me këngë, film, apo ndonjë pasion tjetër?
Njomza: Me këngë dhe film nuk kam provuar të merrem, edhe pse kam pasur oferta nga produksione të ndryshme që të merrem me muzikë, por unë nuk kam patur dëshirë (më ka falë Zoti bukurinë, por jo edhe zërin). Nuk do te thotë të jesh vetëm e bukur, për t’u marrë me muzikë apo film.
Sot, femrat e shikojnë mashkullin më shumë në kokë, apo në këmbë?
Njomza: Unë nuk kisha pas dëshirë as të mendoj që vajzat e shikojnë mashkullin për çfarëdo arsye tjetër, e jo kokën.
Çka iu kishte shtyrë të konkurronit për Miss Kosova?
Njomza: Arsyeja që unë vendosa të konkurroja për miss, ishte se organizimi i missit bëhej për herë të parë në mbikëqyrje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Keni patur pengesa apo cytje nga familja?
Njomza: Vëllai im ishte kundër këtyre organizimeve, por Organizata të cilës iu dha e drejta për organizimin e “Miss Peja” bisedoi me vëllain tim dhe arritën ta bindën për një organizim të mirëfilltë, pastaj mora pëlqimin prej tij.
Shumë njerëz iu njohin vetëm si miss, kurse cila është karriera juaj prapa skenës?
Njomza: Pasi që kam fituar kurorën e më të bukurës së Kosovës, kam filluar të merrem me modelim, kam pranuar ftesën nga Fadili dhe kam shkuar në Amerikë për fotografime. Kam bërë fotografi për katalogë të ndryshëm; i fundit ka qene për kompaninë e mirënjohur JOVANI .
Keni dëshire te merreni me politike. Nëse po, pse, nëse jo, pse?
Njomza: Jo, nuk kam dëshire të merrem me politikë, sepse gjithmonë, edhe si e vogël, nuk e kam dashur politikën dhe ende vazhdoj ta kem atë mendim.
Cili është roli i femrës sot në Kosovë?
Njomza: Mendoj që roli i femrës, sot në Kosovë, ka filluar me qenë i barabartë me meshkujt, mirëpo kjo varet edhe nga rrethi ku jeton dhe sa ai rreth sa e vlerëson dhe respekton femrën.
Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi?
Njomza: Është e vërtetë, mirëpo nëse bukurisë i bashkëngjitet edhe mençuria, se përndryshe jo.
Ndiheni me fat që jeni e bukur?
Njomza: Sigurisht se po, edhe pse unë së pari i falënderohem Zotit, e për të tjerat që m’i ka dhuruar, nuk janë rezultat i bukurisë.
Keni qenë ndonjëherë në siklet?
Njomza: Po, më ka ndodhë shumë herë, sidomos në punë. Puna në bankë kërkon përgjegjësi të madhe.
Cili është çasti me i lumtur dhe çasti më i hidhur në jetë?
Njomza: Çasti më i lumtur i jetës time është padyshim kur e kam lindur djalin tim Deonin. Kurse, çaste të hidhura ka, po jo ndonjë për ta veçuar.
A të ofron Prishtina kënaqësi dhe ngrohtësi shpirtërore?
Njomza: Po, më ofron shumë kënaqësi, sepse e kam burrin dhe djalin, por pa e anashkaluar asnjëherë Pejën, sepse në Pejë e kam kaluar një pjese të jetës time dhe atje kam prindërit që më bëjnë të ndihem shumë e pasur në shpirt.
Punoni ne ProCredit Bank, ndërkohë që bashkëshorti juaj në Interpress Compani. Pse nuk punoni në firmën e bashkëshortit tuaj?
Njomza: E thashë edhe më lart, unë jam përcaktuar të punojë ne profesionin tim, si bankiere dhe e dua punën që e bëjë.
A ka Kosova shumë bukuroshe?
Njomza: Mendoj që ne shqiptaret jemi racë e bukur dhe në Kosovë ka shumë femra të bukura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje