Fushata zgjedhore e cila zyrtarisht nisi dje, po konsiderohet nga ekspertët vendorë si një ndër fushatat më së paku kreative e atraktive. Megjithatë, duket se nga kjo situatë kanë përfituar biznese dhe kompanitë e kreativitetit, të cilat po krijojnë kampanja të tëra duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike.


33

Një “fushatë politike” që ka rënë ditët e fundit në sy është ajo e Pizza Crust, të cilët kanë vendosur që çdo ngjarje politike që po zhvillohet në Kosovë, ta shndërrojnë në burim inspirimi për kampanjën e tyre, të ashtu quajtur fushatë gastronomike, madje, për më tepër, edhe duke e nxjerrë Picën e tyre si kandidate për kryeministre.

23

Kjo fushatë është ideuar deri në detaje dhe në një linjë me zhvillimet që po ndodhin në Kosovë, përfshirë sloganet, listat zgjedhore, tubimet dhe zyrtarizmin e fushatës, gjë që ka ngjallur interesim të ndjekësit.

144710281 1298551567170333 4470800274335963862 o

Mbetet të shihet se me çfarë niveli të kreativitetit dhe çfarë idesh të reja do të sjellin kompanitë e kreativitetit, inspiruar nga zhvillimet politike të ardhshme.

12 3