Njoftim nga Komuna e Istogut: Fillon periudha e pagesës së tatimit në pronë

Komuna e Istogut, përmes Sektorit të Tatimit në Pronë, njofton qytetarët se ka filluar periudha e pagesës së këstit të parë të tatimit në pronë për vitin 2025.
Afati i fundit për pagesën e këstit të parë është 30 prill 2025.
Qytetarët ftohen të vizitojnë zyrën nr. 109 në objektin e komunës për të verifikuar gjendjen tatimore dhe për të realizuar pagesën. Mosrespektimi i afatit sjell pasoja financiare si: gjobë prej 10% të shumës së papaguar dhe interes prej 0.65% për çdo muaj vonesë.
Për më shumë informacione dhe këshilla, qytetarët mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me zyrtarët komunalë në Sektorin e Tatimit në Pronë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































