Gjithmonë paraqiten në formë jo vetëm në terren, por edhe me pamjen e tyre gjithnjë rrëmbejnë vëmendjen.
Dhe, siç e do zakoni para çdo sfide të ekipit të përfaqësueses së Kosovës, lojtarët gjithnjë sigurohen që të kenë pranë stilistin e tyre për t’u përkujdesur për dukjen e tyre.
Stilisti i yjeve të përfaqësueses është Hair Style Kujta nga Vushtrria, një stilist me përvojë shumëvjeçare të cilit i kanë besuar “kokat” e tyre yjet e përfaqësueses.
Superylli Milot Rashica preferon që të vizitojë stilistin në Vushtrri në lokalin e stilistit që gjendet në këtë qytet.
Por, stilisti i njohur nuk heziston që të qëndrojë edhe në hotelin e përfaqësueses për t’u përkujdesur për dukjen e yjeve të përfaqësueses.
Së fundmi ai u përkujdes për dukjen e pothuajse të gjithë lojtarëve si Valon Berisha, Milot Rashica, Florent Hasani, Bersant Celina, Fidan Aliti, Samir Ujkani, Florent Hadërgjonaj, Benjamin Kololli, Bernard Berisha e të tjerë.
Aplikimi i formave moderne dhe preciziteti e dallojnë këtë stilit andaj edhe yjet e përfaqësueses e preferojnë shumë atë.
Më poshtë imazhe nga puna e stilistit Hair Style Kujta me yjet e përfaqësueses: