I skajuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, del çdo mëngjes për të shitur libra. Dikur “dridhte” ish-Jugosllavinë me sportin e mundjes, ndërsa sot është i papunë.
Ky është Mirsad Krasniqi, 56 vjeçar. Nga viti 2010 e deri më sot, jetën ia ka kushtuar shitjes së librit. Kjo pasi që në familjen e tij katër anëtarësh nuk punon askush, edhe pse djemtë i ka të rritur dhe i studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Krasniqi, në moshën 18 vjeçare filloi të merret me mundje
Qysh në moshën 18 vjeçare në një Olimpiadë fshatare ai zbuloi talentin e tij në sportin e mundjes dhe kjo rastësisht. Klubi i parë i formuar në Kosovë në vitin 1977 në Prishtinë dhe Therandë ka pasur mundës të rinj dhe jo të trajnuar me ndonjë trajner profesional. Edhe, Mirsadi me shokët e tij është ushtruar duke kopjuar stile të ndryshme nëpër gara, deri sa pas katër vitesh ju erdhi trajneri profesionist Mandeza Allajbegu, me të cilën korrën suksese kudo në ish-Jugosllavi.
Pas luftës, ai vazhdoi punën në klubin e Prishtinës dhe nuk u ndal deri në vitin 2010, ku me ardhjen e strukturës së re ndërruan kahje gjërat në menaxhim, me të cilën e detyruan Mirsad Krasniqin që ta lej punën e tij disa vjeçare.
Sot shet libra, jo nga dëshira por nga halli
Ai sot shet libra, jo nga dëshira por nga halli, pasi është i papunë.
“Klubi i parë në Kosovë është formuar në vitin 1977 në Prishtinë dhe Therandë. Në atë kohë bënim gara në ish-Jugosllavi. Në mundje ka dy stile të mundjes, ne ushtronim stilin e lirë. Në fillim nuk ishim aq të mirë, por me ardhjen e Mandisa Allajbegut u përmirësuam profesionalisht nëpër gara. Unë isha 22 vjeçar me ardhjen e trajnerit. Filluam ngritjen profesionale si mundës. Për një kohë shumë të shkurt mundja jonë u bë më e zhvilluara në Jugosllavi. Profesioni im i mundjes zgjati deri në vitin 2010”, tha ky njeri, i cili sytë i mbante tek tezga e tij e librave, në mos vinte ndonjë qytetar për të blerë një libër.
Në vitin 1986 ai tha se kanë pasur suksese të jashtëzakonshme në Clermont të Francës, të cilat i kujton me nostalgji dhe me një ndjenjë të boshllëkut që ka kapluar shpirtin e tij për të dhënë ende kontribut në sportin e mundjes.
“Jo me fajin tim që s’po jap kontribut në mundje, jo pse e tradhtova mundjen, pasi kam bërë shumë për mundjen. Pas luftës e mbajta gjallë edhe klubin edhe federatën e mundjes. Me ardhjen e strukturave të reja unë u lash anash, nuk e di pse. Por si duket në bazë të të thënave, i paskam frikësuar ata me mendimin që nuk do të jem bashkëpunues, kështu që ma pamundësuan punën”, tregoi me dëshpërim ai.
Pas daljes nga klubi, emocionalisht në gjendje të keqe
Ai tha po ashtu se pas daljes së tij nga klubi i mundjes ka qenë emocionalisht dhe shpirtërisht në gjendje shumë të keqe, por edhe ekonomikisht.
“Shitja e librit korrespondon edhe me punën që e kam bërë në ndërmarrjen botuese ‘Rilindja’. Dola si shitës sepse nuk kisha punë. Fillova të shes bibliotekën time. Gati sa nuk u çmenda dhe fillova t’i flasë vetes që jam duke bërë një punë të ndershme. Nuk kam bërë ankesë të drejtpërdrejt tek askush. Kur e lash punën isha trajner i ekipit të mundjes ‘Prishtina’, çdo gjë që bëhej shkonte nga unë dhe nga dy tre njerëz të tjerë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk është interesuar për të pasi ka lënë punën.
Edhe pse dëshira për sportin e mundjes është ende e zjarrtë dhe me shumë pasion do të punonte, ai thotë se nuk ka njerëz, pasi mundja është sport i të varfërve.
“Është sport që nuk bie shumë të ardhura ekonomike. Ky sport është kushtimisht i njerëzve të varfër. Nuk është në natyrën time që t’i vardisem dikujt. Këto struktura që erdhën pas luftës i bën shumë dëm Kosovës. Pastaj ata morën afër vetes disa njerëz servil”, tha ai.
Derisa fliste për sportin, ai ktheu kokën nga librat dhe me shumë entuziazëm tha “është punë e ndershme, është punë e mirë, por nuk është fitimprurës”.
Gjatë bisedës, ai potencoi se nuk do të dëshironte asnjëherë që punën e shitësit ambulativ ta shikonte tek dy djemtë e tij, pasi nuk do që ata ta kenë fatin e tij.
Nuk dua që fëmijët e mi ta kenë fatin tim
“Nuk dua që fëmijët e mi ta kenë fatin tim, në rrugë. S’kam qejf të shikoj asnjë në rrugë. S’dua t’i shoh, sepse zhgënjehen”.
Edhe pse që gjashtë vjet e ka këtë punë, Mirsadi mendjen vazhdon ta mbajë te mundja, te pasioni i tij i parë. Jeta të tundon shumë herë, ashtu sikurse në arenën e mundjes, mirëpo shitjen e librit ai e ka kthyer në rutinën e tij të përditshme, edhe pse i ftohti dhe i nxehti me të cilën përballet gjithë ditën, janë miqtë më të ngushtë të tij.
“U mësova me këtë punë. Ndonjëherë s’ka punë. Kam bërë shumë për mundjen, kam dhënë pjesën më të madhe të jetës time në atë sport”, tha tutje ai.
Mirsadi gjithashtu tregoi një moment i cili i ka ndodhur para katër muajve kur e kanë ftuar të marr pjesë në një seminar ndërkombëtar të mundjes në Prishtinë.
“Para katër muajve u mbajt një seminar në Prishtinë, për avancimin dhe shkollimin e trajnerëve të mundjes në Kosovë. Ishim 25 kandidat dhe unë isha i fundit në listë. Erdhi koha kur ne do duhej të pyeteshim. Pjesa praktike u mbajt në Pallatin e Rinisë, ku tërë jetën kam ushtruar. Më pyeti një përkthyese aty ‘Pse ju i fundit”, unë si me shaka i thash, “Po deserti vjen i fundit apo?”.
Në Seminarin ndërkombëtar të mundjes në Prishtinë, i vlerësuar me notën më të lartë
“Kisha pak emocione në test, por dola më i vlerësuari, me notën më të lartë. Mirëpo, nuk e di a e dinte trajneri nga Federata që unë mora pikët maksimale. Njeriu që u rangu më së larti është i papunë, dhe unë aty në atë seminar, nuk isha as si mundës dhe as si trajner, por si një i papunë dhe ndërkombëtarët nuk e dinin”, tha ky njeri, i cili merret me shitjen e librit për të mbajtur familjen e tij.
“Më bëhet e lehtë jeta kur më vijnë njerëzit dhe më japin shpresë, duke më thënë ‘S’duhet të ndjehesh keq, që po shet libra’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë