Piruni është diçka që ne e përdorim çdo ditë, por nuk e dimë se mund ta përdorim edhe për qëllime të tjera.
Në fund të fundit, të ngrënit është një nga gjërat tona të preferuara për të bërë dhe ne nuk mund ta kryenim detyrën pa një pirun në dorë, shkruan The Mirror.
Por, pak persona e dinë se një pirun i thjeshtë ka shumë përdorime të tjera – dhe do të habiteni kur të zbuloni se sa shumë gjëra mund të bëjmë.
Një video në TikTok që flet pikërisht për këtë është bërë virale.
@tipshacks.us #foryou #fyp #learnontiktok #lifehacks #crafts ♬ original sound – Tips&Hacks
Videoja demonstron një sërë përdorimesh të pirunit dhe njerëzit nuk po mund ta besojnë se këto gjëra ju kishin ikur.
Përshembull ju mund ta përdorni për të rregulluar një patentë të xhaketës tuaj, mund ta përdorni për të hapur tapën e verës, të shtrydhni një hudër dhe mund ta përdorni për të fshirë qoshet në makinën tuaj duke e mbështjellë me një leckë.
Ju mund ta përdorni pirunin gjithashtu si një varëse për çelësa dhe gjithashtu për të mbështetur laptopin tuaj. /Telegrafi/