Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për eksperiencën në këtë ‘reality show’.
54-vjeçarja ka ndarë më shumë detaje për publikun se si e përjetoi daljen nga ky format i famshëm.
“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan”, tha ajo.
“Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falënderoj publikun: jam me pasoja edhe sot”, u shpreh Lubonja për “Në Kurthin e Piter Pan”.
Ajo përndryshe në BBVA ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun që krijoi momente të shumta gazmore.
Përndryshe, Monika tani po vazhdon karrierën e saj duke u fokusuar në disa projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/