Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi Detin Molucca pranë ishullit Ternate të Indonezisë të enjten herët, duke ia marrë jetën të paktën një personi.

Tërmeti, i cili goditi në orën 06:48 në një thellësi prej 35 km, shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat që atëherë janë tërhequr, transmeton Telegrafi.


Një grua 70-vjeçare në Sulawesi-n e Veriut vdiq pasi u shtyp nga rrënojat e ndërtesave, dhe një person tjetër theu këmbën pasi u hodh nga një ndërtesë, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve Antara.

Ndërsa rajoni përjeton nivele të larta të aktivitetit sizmik, disa banorë i thanë BBC-së se ky ishte një nga tërmetet më të forta që kanë ndjerë në të paktën gjashtë vitet e fundit.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor me seli në Havai fillimisht paralajmëroi se valët e cunamit më pak se 0.3 m "ishin të mundshme" përgjatë brigjeve të Guamit, Japonisë, Malajzisë, Papua Guinesë së Re, Filipineve dhe Tajvanit. Alarmi për cunami u hoq pas dy orësh.

Gazetarja Isvara Safitri, e cila jeton në Manado qendrore, kujtoi se si mobiljet në dhomën e saj u drodhën për disa sekonda. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com