Javën tjetër do të fillojë punimet për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” te Pallati i Drejtësisë.

Kështu bëri të ditur të premten nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.


Ai tha se si rezultat i punimeve, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet për një muaj - nga data 12 shtator deri më 12 tetor.

“Javën tjetër kemi planifikuar të fillojmë me ndërtimin e rrugës "Nekibe Kelmendi", tek Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë. Si rezultat i punimeve segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga dt: 12.09.2022 - 12.10.2022”, shkroi Zogaj në Facebook.

Mes tjerash tha se janë të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. /Telegrafi/