Një person sulmon fizikisht një femër në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një femër me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në lagjen 28, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































