E plotësuar: Gjendet personi i cili kishte rënë në lumë në Klinë.
Trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.
E plotësuar: Janë duke vazhduar ende kërkimet për gjetjen e personit i cili ka rënë sot në lumë në fshatin Deiq të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se njësitet e policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së, e kanë kontrolluar lumin deri në 250 metra, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë .
“Informacionet e fundit nga vendi i ngjarjes, janë që policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja, e kanë kontrolluar lumin deri në 250 metra por ende nuk kanë arritur ta gjejnë”, u shpreh Gashi.
Ai shtoi se kërkimet janë duke vazhduar.
—–
Një person ka rënë në lumin e fshatit Deiq të komunës së Klinës, mëngjesin e sotshëm.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se një grup peshkatarësh në mëngjesin e së dielës, kishin parë një trup që po e zvarriste uji në lum.
Të njëjtit sipas Gashit, kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse ai ishte zhytur edhe më thellë në lum.
“Sot rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, disa peshkatarë të cilët ishin duke peshkuar në fshatin Deiq të komunës së Klinës. Ata kanë vrenjtë një turp që ishte duke e zvarritur lumi, të njëjtit kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit trupin, mirëpo pa suksese sepse është zhytur më poshtë trupi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe njësiti kompetent i FSK-së. Ne jemi në kërkim të atij personi që ka rënë në lum. Shkaqet nuk dihen”, tha Gashi.
Ndryshe mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku është duke u bërë edhe kërkimi./Telegrafi/