Një motër medicinale në Klinikën "Nënë Tereza" është sulmuar fizikisht nga një 39-vjeçar i cili ishte atje për mjekim.

Siç informojnë nga MPB, incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të 1 prillit, derisa infermierja ishte në vendin e punës.


Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/