Një nxënës rrëzohet pas shtyrjes nga një bashkëmoshatar në Han të Elezit, rasti po hetohet

Një nxënës kishte shtyrë një nxënës tjetër, i cili ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:40, në Han të Elezit.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Hani i Elezit 25.09.2025-12:40. Raportohet se një nxënës kishte shtyrë një nxënës tjetër, i cili ishte rrezuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































