LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim personit që kreu dhunë në familje

Një muaj paraburgim personit që kreu dhunë në familje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas gjykatës, të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të Kodit të Procedurës Penale.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin – vëllain e tij”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/